Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur pak më parë në Durrës.
Mësohet se drejtuesi i një mjeti R.B., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 3 vjeç në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”, rreth orës 17:40.
Gjendja e të miturit ende nuk dihet, por ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e DVP Durrës, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidenti
Top Channel