Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Për pasojë, u plagos në këmbë edhe nëna e të riut. Ata janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në polici për të kryer veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta, shtetasi J.Z., rreth 45 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Ç., rreth 23 vjeç.
Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,), e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar shtetasi Z. J., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel