Australia regjistroi sot rastin e parë lokal me COVID-19 rreth dy javë pasi vendi nuk kishte shënuar asnjë rast me koronavirus.

Mediet e huaja shkruajnë se një mjeke rezultoi e infektuar me Covid-19. Kryeministrja e shtetit Queensland, Annastacia Palaszczuk, tha se në të gjitha spitalet e vendit, në dy javët e fundit janë trajtuar vetëm dy pacientë me COVID-19, të cilët kanë rezultuar të prekur me variantin britanik.

“Është një mjeke e nderuar ajo që monitoroi dhe trajtoi dy pacientët e infektuar me COVID-19. Tani edhe ajo ka shfaqur simptoma”, u shpreh kryeministrja Palaszczuk.

Tashmë autoritete janë duke hetuar gjurmimin epidemiologjik dhe kanë kufizuar levizjet në zonën reth spitalit ku rezulton e punësuar mjekja e infektuar me Covid-19.