Pas lajmit për humbjen e jetës së një 34-vjeçareje nga Librazhi mëngjesin e sotëm, ministria e Shëndetësisë bën me dije se një tjetër pacient ka humbur jetën tek Infektivi. Sipas, TiranaPost, bëhet fjalë për një pacient 90 vjeçar nga Tirana. Ai ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në QSUT, i prekur nga COVID19, me disa sëmundje bashkëshoqëruese si silikoza, hipertensioni,etj.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Nga fillimi i epidemisë, 48 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19, pavarësisht përpjekjeve të stafeve mjekësore dhe terapive të mjekimit.