Nëse ju duket se masat antiCOVID – 19 janë ekstreme në Shqipëri, mirë do të ishte hidhnit një sy nga Etiopia. Jo vetëm që maska është e detyrueshme, por për ata që shkelin qëllimisht kufizimit për përhapjen e virusit ata do të dënohen me burg deri në dy vite.
Kufizimet kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në vende publike, dhe distancës sociale mes të rriturve. Po ashtu, ato ndalojnë shtrëngimin e duarve dhe uljen e më shumë se tre personave në një tavolinë. Etiopia, kombi i dytë më i populluar i Afrikës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në prill për të frenuar përhapjen e pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar deri më tani 91,118 raste me COVID-19 dhe 1,384 vdekje. Infeksionet arritën kulmin në fund të gushtit, por megjithatë mbetet e vështirë të identifikohet bilanci i vërtetë sepse testimi është zvogëluar për shkak të burimeve të kufizuara.