Tre persona janë përfshirë në një konflikt fizik, në lagjen Skënderbej të Elbasanit. Gjatë konfliktit, njëri prej personave është qëlluar me mjete të forta dhe për pasojë ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Nuk dihen ende shkaqet e sherrit, por policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të përfshirë.

(BalkanWeb)