Njerëzit në të gjithë botën mezi po prisnin të ktheheshin në dyqane pasi ishin të mbyllur me javë të tjera lidhur me koronavirusin.
Një burrë në Gjermani u mahnit kur kostatoi se ndërsa po bënte blerje në një farmaci në qytetin qendror të Altenburg dhe mendonte se kishte ende kohë, dyqani ishte mbyllur dhe ai kishte ngelur i bllokuar brenda.
Përfundimisht atij iu desh të shkonte te dritaret e dyqanit dhe të kërkonte ndihmë për të dalë.
Policia tha se burri 45-vjeçar vuri re vetëm kur arriti në arkën e dyqanit se ishte i vetëm atje.
Ai u la i lirë pasi kalimtarët thirrën policinë dhe arritën ta rihapin dyqanin dhe ta nxjerrin.