Kryeministri Edi Rama i përgjigjet ashpër kreut të shtetit Ilir Meta, pas një reagimi të bërë mëngjesin e sotëm nga ky i fundit, ku shprehej se referendumi i 25 prillit do të përmbysë “klikën oligarkike, që rrjep dhe mashtron shqiptarët”.
Sipas Ramës, veprimtaria ilegale e Ilir Metës ëhstë në sytë e të gjithëve.
“Unë nuk mendoj që ka nevojë për komente. Veprimatria ilegale e Ilir Metës është në sytë e të gjithëve. Ilir Meta nuk është në lartësinë e detyrës që i cakton Kushtetuta. Por është nën cdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur trutë e kokës.
Një president që bën gjithë ditën propagandë kundër qeverisë, që flet me një gjuhë që është gjuhë rruge, që lëviz ditën dhe natën për qëllime elektorale, e ka vënë zyrën në shërbim të ndërmarrjes që menaxhon e shoqja, cdo ditë humbet nivel në raport me detyrën, nuk ka nevojë ta komentojë unë.
Të gjithë e shikojnë, dhe do ta dënojnë në 25 prill. Është përtej çdo lloj mundësie për ta justifikuar”, tha Rama për mediat.