Eksperti i ushqimit Abdyl Sinani, foli sot për mbi lajmin e fundit lidhur me lejimin e tregtimit të mishit të pulës së prodhuar në laborator.

Ai shprehu një qëndrim pozitiv, duke u treguar i gatshëm ta provojë. Sipas tij ky lloj mishi do të shitet në formën e një pule, me pjesë si gjoksi i pulës ose kofshët, por s’ do të ketë kocka.

“Pjesa e gjoksit të pulës do të kërkojë 40 minuta për të zierë, kurse kofshët mbi 20 minuta”, u shpreh ai në Top Channel.

Pak ditë më parë Administrata Amerikane e ushqimit dhe Barnave (FDA) lejoi një kompani nga Kalifornia të prodhojë mish pule të krijuar në mjedis laboratorik.