Prej shumë muajsh çmimet në vendin tonë po pësojnë një rritje që nuk është parë kurrë më parë. Probleme për rritjen e çmimeve nuk po kalon veç Hasan Meta, një i moshuar 80 vjeçar ne qytetin e Elbasanit, që has vështirësi se nuk i përballon dot shpenzimet më pension apo një ndihme ekonomike. Për fat të keq, të njëjtim problem kanë shumë qytetarë ne Elbasan.
Z.Meta e takojmë në parkun e qytetit, të moshuarit i lexohej në fytyre vuajtja, ndersa pranë vetes mbanë një qese me disa domate dhe speca. Teksa rrefën vështiresite, i moshuari na tregon edhe sesa harxhon për t’u ushqyer.
Nuk dihet nëse kjo rritje galopante e çmimeve do të vijojë edhe me tej, por ajo që mbetet e sigurtë eshtë se ata që po mbajnë këtë barrë janë pensionistët dhe personat me ndihmë ekonomike. Sulmi i Rusisë në Ukrahinë i ka dhene ekonomisë Shqiptare shumë goditje dhe valla e rritjes së cmimeve nuk ka të ndalur.
Edlira XHERRI



























