Që prej datës 10 Mars në qarkun e Elbasanit janë bërë 285 testime për Covid-19, nga të cilët kanë rezultuar pozitiv 18.
Bashkia Elbasan vijon të mbetet e vetmja nw rang qarku me raste të konfirmuar të infektuarish me koronavirus.
Në përditësimin e të dhënave nga Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor Elbasan ,drejtori i të cilët informon se 13 tamponë të marrë gjatë ditës së djeshme në fasonerinë në të cilën u konfirmua pozitiv me koronavirus shoferi i autobuzit që bënte transportin e punonjësve kanë rezultuar negativ.
Ndërkohë, në qarkun e Elbasanit janë 1500 persona të karantinuar, 200 prej të cilëve me detyrim.
Elbasaninews.tv