Nga: EDLIRA XHERRI …    Kryebashkiaku i Elbasanit, Gleduan Llatja ka pritur sot në Bashkinë e Elbasanit, Nënkryetarin e Bashkisë së Kristiansand në Norvegji z. Erik Rostoft, Kryetarin e Partisë Laburiste z. Keneth Mork, Kryetarin e Partisë së Djathtë Znj. Renate Haegeland, të po këtij qyteti dhe miq nga Lobi Shqiptar Euroatlantik në Norvegji.

Kreu i Bashkisë Z.Llatja, teksa i ka njohur më tepër me historinë, kulturën dhe prioritetet që ka për ta zhvilluar me tej Bashkinë e Elbasanit, ka vënë theksin tek projektet për rininë, artin dhe padyshin shtresat në nevojë. Miqt e ardhur nga Norvegjua vec përgezimeve për kreun e  Bashkisë Elbasan, për  motivimin për te bërë punë të mira, nuk e kursyen mbështetjen për bashkpunime.

Nënkryetari i Bashkisë së Kristiansand në Norvegji z. Erik Rostoft në fjalën e tij tha:
” Dua t’ju falënderoj, sepse, siç ju thashë edhe më parë, të jesh kryebashkiak në detyrë, së bashku me gjithë kolegët tuaj është pozicioni i duhur ku mund të kuptosh njerëzit dhe problemet e tyre, por gjithashtu të përjetosh edhe kënaqësinë, pasi efiçenca politike është më e madhe. Dhe unë munda ta ndjej vërtetë, jo vetëm kur hyra në këtë zyrë, por munda të ndjej një qytet, ku, paçka se jam këtu prej pak orësh, unë ndjeva energji pozitive dhe në bisedat që patëm”. 
Ndër të tjera kryebashkiaku Llatja, bëri me dije gjithashtu se  marrëdhënia e mirë mes dy qyteteve tona do të shtrihet në një tjetër nivel tashmë që dhe vëmendja jonë është në projektet e përbashkëta të ndryshimeve klimaterike, shtimit të hapësirave të gjelbra , shërbimet e kujdesit social dhe vullnetarizmit.