Në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak të Elbasanit u diskutua dhe votua paketa fiskale e vitit 2024. Bëhet fjalë për një nga vendimet më të rëndësishme që i takon Këshillit para se të miratohet buxheti i vitit të ardhshëm. Nuk kanë munguar diskutimet e këshilltarëve nga të gjitha palët politike, por në fund paketa fiskale është miratuar me 28 vota pro dhe 14 kundër.

Më herët paketa fiskale është konsultuar  me grupet e interesit dhe qytetarët. Kryebashkiaku Gledian Llatja u ndal më kokretisht tek përjashtimet në këtë paketë fiskale, siç është rasti i taksës së ndërtesës për disa kategori.

Llatja theksoi se shumë familje të tjera në nevojë janë të përjashtuar edhe nga disa tarifa të tjera të Bashkisë së Elbasanit.

Kryebashkiaku pohoi se bizneset e reja që hapen në zonën e Kalasë dhe kanë si qëllim turizmin, do të përjashtohen gjithashtu nga disa detyrime.

Ndërkohë, përjashtohen në total rreth 12 mijë familje nga rritja e disa tarifave në qytetin e Elbasanit.