Edhe pse prej ditesh çmimi i naftës ne vend arriti rekordin historik ne vendin tonë, ku ne litër naft u tregtua deri ne 290 lek për litër, në Elbasan, çmimi i biletave te trasportit urban dhe interurban nuk ka ndryshuar. Qytetarët shprehen për Televizionin Skampa se janë reduktuar vetëm oraret.
Sakaq, nese çmimi i karburanteve do të vijojë me kete trend rritës, drejtuesit e mjeteve dhe taksistët paralajmërojnë edhe rritje të çmimit të biletës, nëse nuk ndërhyhet për frenimin e këtij fenomeni. Megjithatë, sipas të gjitha gjasave, ndërhyrja e qeverisë në këtë sektor mund të mbajë nën kontroll rritjen e mëtejshme të çmimit, i cili në mënyrë direkte ndikon në xhepat e konsumatorit.
Edlira XHERRI



























