Ditën e djeshme një 37-vjeçar është vënë në pranga pasi ka shitur tre automjete të marra me qira në Elbasan.

 

 

Ai në bashkëpunim me dy punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor Elbasan (DRSHTRR), kanë hequr GPS dhe falsifikuar dokumentet mbi pronësinë dhe dokumentet e tjera, i kanë shitur kundrejt vlerës 20 mijë euro.

 

 

Vijon operacioni policor “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

 

U shpall në kërkim ditën e djeshme, në kuadër të operacionit “Fraud”, për shpërdorim të detyrës dhe për falsifikim të dokumenteve, kapet dhe ndalohet 30-vjeçarja, punonjëse e DRSHTRR Elbasan.

 

Dje, gjatë këtij operacioni, Policia arrestoi një 37-vjeçar dhe shpalli një kërkim të tjetër punonjës të DRSHTRR Elbasan, të cilët bashkëpunuan për të shitur në kundërshtim me ligjin, 3 automjete të marra me qira, të cilave iu kishin hequr GPS.

 

Si rezultat i kërkimeve të zhvilluara në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ditën e djeshme, pas organizimit të operacionit policor të koduar “Fraud”, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim I. B., 30 vjeçe, banuese në Elbasan, me detyrë juriste në DRSHTRR Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyres” dhe “Fallsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.

 

Nga hetimet dyshohet se 30-vjeçarja ka shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar kontrata për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin, nga shtetasit Th. B. dhe R. L. (Th. B., i arrestuar dje; R. L. punonjës i DPSHTRR Elbasan, ende në kërkim), pasi iu hoqën GPS.

 

Gjatë operacionit u sekuestruan 3 automjetet, ndërkaq vijon puna për kapjen e shtetasit R. L.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.