Projekti Edukimi Për të Gjithë vijoi takimet re rradhës përgjatë javës së kaluar 19-25 Tetor, të nismës “E4ALL-Week”, me studentë nga Universiteti i Elbasanit dhe të rinj të angazhuar.

Nën kujdesin e Z. Xhafior Cankja Lektori i Universitetit të Elbasanit sesionet e trajnimet u ndalën veçanërisht në rëndësinë e një arsimi gjithëpërfshirës si një detyrim por dhe një angazhim të institucioneve dhe shoqërisë ndaj të gjithë fëmijëve. Kështu u theksua nevoja e ndërgjegjësimit në komunitet dhe roli që duhet të marrin institucionet arsimore për një edukim gjithëpërfshirës për çdo fëmijë pavarësisht nevojave të cilitdo. Poashtu të rinjtë e pranishëm ndërvepruan me pyetje-përgjigje duke ndarë eksperienca e praktika të tyre në fushën e zhvillimit të fëmijëve, arsimit gjithëpërfshirës dhe përkudesjes së shtresave të margjinalizuara.

Në vijim të rinjtë zhvilluan ndërgjegjësim në komunitet me qytetarë të rastësishëm në Elbasan duke informuar mbi rëndësinë e edukimit gjithëpërfshirës, kategoritë e fëmijëve më pak të avantazhuar që kërkojnë një kurrikul mësimore më të përshtatshme dhe strategji konkrete se si mund të realizohet edukimi gjithëpërfshirës për të gjithë fëmijët.
Në përfundim studentët pjesëmarrës iu akordua çertifikatë pjesëmarrje dhe angazhimi në “E4ALL-Week”.

Synim i këtij aktiviteti është trajnimi me metodat dhe praktikat e përditësuara mbi rëndësinë e arsimit gjithëpërfshirës dhe aktivizim i të rinjve në ndërgjegjësim në komunitet ndaj arsimit të mundshëm për të gjithë fëmijët.

Cikli i trajnimeve dhë ndërgjegjësimit në komunitet vazhdon të jetë i hapur të mirëpresë studentë e të rinj që kërkojnë të angazhohen në veprimtari në dobi të komuniteti pranë Vila Imperial në rrugën 11 Nëntori, Elbasan.

Projekti mbështetet nga Ndihma për Zhvillim Bullgar dhe @ Посолство на Р България в Тирана/Embassy of Bulgaria in Tirana.

Elbasaninews.al