Programi “Toka në Shkollë” po zgjerohet në shkollat e Elbasanit, duke u krijuar nxënësve mundësi të mësojnë përmes praktikës dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me natyrën.

 

Në shkollën e Kuqanit sera didaktike u shërbejnë nxënësve për t’u njohur nga afër me kultivimin e bimëve dhe punën me tokën. Përmes këtij programi, fëmijët kanë mundësi të zhvillojnë aktivitete praktike, duke ndërthurur njohuritë teorike me përvojën konkrete.

 

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja bën me dije se në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, programi po shtrihet në gjithnjë e më shumë shkolla të bashkisë.

 

Sipas tij, synimi është që shkollat të kthehen në hapësira ku nxënësit mësojnë duke vëzhguar, eksperimentuar dhe ndërvepruar drejtpërdrejt me natyrën.

 

Programi “Toka në Shkollë” synon të nxisë edukimin praktik dhe ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e mjedisit dhe bujqësisë.

Edlira Xherri