Problemet e shtyllës kurrizore janë nga më të shumtat. Sëmundja e Skoliozës është një prej tyre, simptomat e të cilës shfaqen që në fëmijëri. Fizioterapistia Anxhela Lamçja pohon për Televizinin “Skampa” se fëmijë e të rritur sot kanë probleme me shtyllën kurrizore.
Lamçja thekson se edhe vetë prindi mund t’i bëjë kontroll fëmijës, i cili është shumë i lehtë për t’u kryer.
Ka shumë arsye që e rëndojnë skoliozën. Një prej tyre është pozicioni i të qëndruarit vazhdimisht shtrembër.Pasi ekzaminohet tek ortopedi pacienti ju drejtohet ushtrimeve fizike. Por a shërohet skolioza?
1 në 3 fëmijë në Shqipëri vuan nga skolioza, ose siç njihet ndryshe deformimi i shtyllës kurrizore.
Edlira XHERRI Elbasaninews.al