Universiteti “Aleksander Xhuvani” ne Elbasan vijon  kursin e   trajnimit për studentët në kuadër të projektit CBHE e_VIVA, me temë: Validimi i kompetencave në fushën e marketingut të shërbimeve dhe sjelljes konsumatore.

Trajnimi zhvillohet për një numër të limituar prej 30 studentësh dhe vetëm 10 prej tyre do të përfitojnë një periudhë trajnimi të vazhduar në Universidade Nova de Lisboa, Portugali.