Qyteti i Elbasanit njihet per vlerat e tij kulturore, qytetare dhe edukative, ndaj kur bëhet fjale per librin, organizimet dhe mënyra sesi manifestohet eshte e larmishme.
Në ditën nderkombëtare te librit ne bibliotekën e Femijeve ne Elbasan, shkrimtari Viktor Canosinaj, ka surprizuar të gjithë nxënësit e shkollave te qytetit me prezencen e tij dhe me librat e shumte që ka shkruar per femije.
Libri është i rëndësishëm për të gjithë, sidomos tek fëmijët, pasi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin mendor tek ta. Viktor Canosinaj tregon pse zgjedh Elbasanin sa herë ka data të shënuara.
Sakaq, edhe Drejtoresha e Bibliotekës Publike “Qemal Baholli, Aida Gashi, iniciatoria e ketyre aktiviteteve, tregon mbi rëndësine e organizimit dhe ardhjen e shkrimtarit për fëmijet ne Elbasan.
Interesi i fëmijeve elbasanas për librin është vene re edhe ne kete organizim, ku pyetjet për shkrimtarin Canosinaj ishin të shumta.
Edlira XHERRI



























