Rilindja Kombëtare Shqiptare, ka qenë një periudhë e ndritur e historisë sonë, ishte një epokë vendimtare për fatin e të gjithë shqiptarëve.

Gjatë gjithë përiudhës së Rilindjes synimi i të gjithë kombit tonë, i patriotëve e atdhetarëve që kanë luftuar me pënë e me pushkë, ka qenë Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë.

Perandoria Osmane përpiqej prej kohësh ta pengonte këtë qëllim me politika të ndryshme. Ndarjet administrative ishin një nga këto politika, të cilat synonin të përzienin kombe të ndryshme. Në kuadër të tyre Elbasani për shembull, bënte pjesë në Vilajetin e Manastrit.

Elbasani ishte një qytet me mjaft potencial për disa arsye, ndër të cilat përmendim si më kryesore pozitën e favorshme gjeografike, në zemër të Shqipërisë. Dialektin qendror të të folurës në gjuhën shqipe, zhvillimin ekonomik e tregëtar që në fillim të shek XVII, të cilin e tregonin mjaft qartë organizimet tregatare të zejeve të ndryshme.Pjesë e këtij lulëzimi të qytetit ishin edhe shfaqjet e jetës kulturore dhe përpjekjet pëe një alfabet shqip, që nga Anonimi i Elbasanit, Dhaskal Todrit e deri tek Kristoforidhi.

Kongresi i Elbasanit dhe Hapja e Shkollës Normale ishin një tjetër vulë në historinë tonë. Të gjitha këto, tregojnë me fakte se Elbasani rrugën drejt Shpalljes së pavarësisë e kishte nisur prej kohësh, pra nuk ishte rastësi edhe shpallja e pavarësisë më datë 25 Nëntor 1912. Ngritja e flamurit të pavarësisë mbetet një moment krenarie historike për Elbasanin.

Të gjitha këto hapa të shtrirë goxha gjatë në vite bënë të mundur që më 25 nëntor të vitit 1925 Elbasani të ishte qyteti i parë në mbarë Shqiptarinë që ngriti flamurin dhe Shpalli Pavarësinë. Pala vendase dhe organet lokale ishin përgatitur për këtë qëllim, madje edhe ishin mirëorganizuar për të kurorëzuar me sukses ngjarjen e madhe. Kjo inisativë e ndërmarrë fillimisht nga Elbasani pati ndikim. Edhe në qytete të tjera si Peqini që e shpalli Pavarësinë një ditë më vonë e më pas Tirana, Durrësi etj.

Fillimisht, Flamuri u ngrit në Elbasan, në datën 25 Nëntor, por kjo nuk ishte thjesht një ceremoni, por nënkuptonte shumë për Elbasanin, sepse do të krijohej tanimë një administratë shqiptare. Prefektura e Elbasanit në ato kohë ka qenë sa dyfishi i prefekturës së sotme. Qeverisja lokale pra do të zëvendësonte ish-administratën turke (prefekturë, nënprefekturë, krahinari).Konstruktori i gjithë qeverisjes lokale ishte Aqif Pashë Elbasani, një njeri me vlera e kontribut të jashtëzakonshëm, ai i cili nuk iku si delegat në Vlorë, në datë 28, por qëndroi në Elbasan për t’i bërë ballë dredhive serbe. Ngritja e flamurit në Elbasan më 25 Nëntor, përpara gjithë qyteteve të tjera, lidhej me rrezikun e drejtpërdrejtë të pushtimit serb, domethënë për t’i vënë ushtritë e huaja përpara faktit se do të shkelnin në territoret e një shteti të pavarur dhe ai shtet ishte Shqipëria. Pra tani kishte një shtet shqiptar, pjesë e të cilit ishte edhe ky qytet, Elbasani. Pasi shijuan Pavarësinë, shqiptarët i prisnin ditë akoma më të vështira, sic ishin ato të copëtimit të trojeve dhe përballja në Konferenca ndërkombëtare për çështjen e kufinjve./elbasaniad.org/

Në foto “Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë së Elbasanit”