Koronavirusi ka marrë ditën e sotme një tjetër jetë nga bluzat e bardha, kirurgut Agron Menzelxhiu si edhe historianit të njohur Llambro Filo. Në 24 orët e fundit janë shënuar 4 viktima, një 53 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana, një 68 vjeçar nga Durrësi dhe një 73 vjeçar nga Korça.

Gjithashtu janë kryer 877 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit dhe janë identifikuar 168 qytetarë të prekur nga koronavirusi.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 51 raste në Tiranë, 18 raste në Elbasan, nga 12 raste në Korçë dhe Lezhë, 9 raste në Fier, nga 8 raste në Vlorë dhe Berat, 6 raste në Krujë dhe Kukës, 5 raste në Lushnje, nga 4 raste në Kavajë, Mirditë, Tropojë, nga 3 raste në Shkodër, Gjirokastër, Pogradec, Kolonjë nga 2 raste në Durrës, Devoll, Divjakë, nga 1 rast në Kamëz, Sarandë, Delvinë.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar. Ndërsa të shëruar rezultojnë 75 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6569 që nga fillimi i epidemisë.

Në apelin e Ministrisë së Shëndetësisë qytetarët duhet të kontaktojnë me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshojnë se kanë simptoma të Covid-19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, dhe për çdo informacion te specializuar dhe te sigurt rreth Covid19.

COVID-19 – Statistika (13 Shtator 2020)

Testime totale            73904

Raste pozitive           11353

Raste të shëruara     6569

Raste Aktive              4450

Humbje jete               334 (Qarku Tiranë 159, Durrës 45, Shkodër 38, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 12, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         2253

Durrës        503

Shkodër      350

Lezhë          260

Elbasan       229

Korçë          202

Fier             185

Vlorë           159

Kukës          140

Berat            79

Dibër           46

Gjirokastër    44