Policia e Durrësit ka vënë nën pranga një 41-vjeçar, i cili në kundërshtim me masat e marra nga qeveria nuk ishte i pajisur me autorizim për lëvizjen në këmbë, kundërshtoi urdhrin e policisë është larguar me vrap gjatë ndjekjes.

Pas kontrolleve dhe verifikimeve është zbuluar se 41-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, i dënuar me 15 vite burg, 10 muaj e 27 ditë burgim, për veprat penale “Trafikim i të miturve” dhe “Falsifikimi i pasaportës”, kryer në bashkëpunim.

Durrës

I kërkuan autorizimin për lëvizjen, kundërshtoi urdhrin e Patrullës së Përgjithshme dhe largohet me vrap, por kapet gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Vihet në pranga 41-vjeçari, i cili ishte person i shpallur në kërkim, i dënuar me 15 vite burg, 10 muaj e 27 ditë burgim.

Po gjatë kontrolleve për autorizim për lëvizje, kapet dhe vihet në pranga edhe një tjetër person i shpallur në kërkim për plagosje të lehtë me dashje.

Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë Plazh, duke kontrolluar personat për autorizimin përkatës të lëvizjes, kanë ndaluar shtetasin Verjon Menaj, 41 vjeç, në lagjen nr. 13, Plazh dhe i kanë kërkuar autorizimin e lëvizjes dhe dokumentin e identifikimit, por ai nuk ka pranuar te japë dokument identifikimi dhe është larguar me vrap. Patrulla është vënë në ndjekje të tij dhe ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimit e 41-vjeçarit në ambientet e Policisë.

Gjatë verifikimit të gjeneraliteteve ka rezultuar se shtetasi Verjon Menaj ishte person në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e ka dënuar me 15 vite, 10 muaj e 27 ditë burgim, për veprat penale “Trafikim i të miturve” dhe “Falsifikimi i pasaportës”, kryer në bashkëpunim.

Po gjatë patrullimeve dhe verifikimeve të personave që shkelin orarin e karantinës, Patrulla e Përgjithshme e Stacionit të Policisë Plazh ka kapur një tjetër person të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasin I. P., 31 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Ky shtetas, më datë 10.04.2020, rreth orës 09:00 në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me sende të forta shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Durrës.

Top Channel