Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti është shprehur se shumë shtete në botë po përjetojnë një valë të dytë të COVID-19, duke regjistruar një numër të lartë të rasteve të reja, por pavarësisht kësaj, situata është më optimiste se në kuajt e parë të pandemisë. I ftuar në Report Tv, Alimehmeti tha se në ndryshim me muajt e kaluar, numri i vdekjeve është më i ulët.
“Shumë shtete janë duke pasur një valë të dytë, ku shifrat janë të rëndësishme si Franca, Italia, SHBA e me radhë. Edhe në këto shtet të mëdha nuk krahasohet vdekshmëria e marsit me ato aktuale edhe pse rastet e reja janë në të njëjtat nivele. Vdekjet nuk po shoqërojnë numrin e rasteve të reja. Nuk e ndjek grafiku i vdekjeve ato të rasteve të reja, siç ndodhte në mars”, tha Alimehmeti.
E njëjta panoramë ofrohet edhe në Shqipëri. Alimehmeti tha se numri i vdekjeve në vendin tonë për muajin shtator është më i ulët se ai në gusht. ”
“Në gusht numri i fatalitete ishte më i lartë se në muajin shtator. Nuk krahasohen periudhat. Në verë kemi pasur një shoqëri totalisht të hapur, ndërsa në fillim të pandemisë masat shtrënguese ishin shumë të forta. temperaturat e karta e ulin pak transmetueshmërinë se vetë imuniteti i njeriut është më i lartë”, tha ai.
Mjeku ka vënë theksin te ruajtja e distancës dhe kujdesi i shtuar që duhet të kenë moshat e mëdha.
“Risku është qartësisht rritet me moshën dhe me lidhjen e sëmundjeve të tjera Duhet të kemi kujdes moshat e mëdha, duhet të shmangim grumbullimet, se distanca e mungesa e njerëzve rreth e rrotull nesh është mbrojtja më e mirë”, përfundoi Alimehmeti.