Këshilli i Ministrave emëroi Erlis Herenin në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
Hereni, është propozuar për këtë post nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Agjencia Shtetërore për Shpronësimet ka si detyrë të planifikojë dhe trajtojë kërkesat për shpronësim nga institucionet përkatëse. Përllogarit masën e shpronësimit për çdo pronë të prekur nga shpronësimi. Mbikëqyr ecurinë e procesit të shpronësimeve. Krijon bazën e të dhënave për të gjitha shpronësimet dhe likuidimet e çdo shpronësimi, si dhe ka të drejtë të hyjë në negociata me subjektet që shpronësohen, për sa i përket vlerës së shpronësimit dhe afatit të shlyerjes së kësaj vlere.