Shkencëtarët kanë përcaktuar 75 forma të ndryshme pagjumësie duke filluar që me problemet e gërhitjes, te dhimbja e këmbëve, ngërçet e spazmat e shumta e në pjesë të ndryshme të trupit, të folurit në gjumë, somnambulizmi, i cili ndonjëherë kthehet edhe në rrezik shumë të madh për personin që e ka, e deri tek aritmitë dhe çrregullimet e zemrës. Rreth 31 për qind e njerëzve, përfshi fëmijët dhe adoleshentët mund të kenë më shumë se një çrregullim të tillë në të njëjtën kohë dhe për më tepër mund ta kenë edhe për shumë net rresht, pra në formë kronike.
Stresi, depresioni dhe shqetësimet janë shkaqet kryesore që çojnë në pagjumësi. Sëmundjet e ndryshme janë një tjetër shkak i mundshëm dhe veçanërisht nëse ka dhimbje apo siklet.
Gjumi luan një rol kyç në një sërë procesesh metabolike, sakaq mungesa e tij të sjellë pasoja të rënda shëndetësore, duke rritur rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe diabet. Por jo vetëm, pagjumësia ka ndikim negativ në gjendjen shpirtërore, kujtesën, por edhe aktivitetet e tjera të përditshme.
Nëse keni kohë që nuk arrini të mbyllni sytë, edhe pse keni provuar teknika dhe receta nga më të çuditshme, çaji i mëposhtëm është ajo që ju nevojitet. Përbërësit i tij kryesor janë lëkurat e mandarinës, të cilat përdoren gjithashtu për problemet e sistemit tretës, stresin, ulcerën gastrike, si dhe ulin nivelet e larta të kolesterolit dhe glukozës në gjak.
Ju nevojiten 500 ml ujë, 1 lugë gjelle kamomil i grirë, disa gjethe sherbelë e thatë, 1 lugë gjelle mjaltë dhe lëkura mandarinash. Zieni të gjithë përbërësit bashkë, më pas filtrojeni dhe shtojini mjaltin, i cili preferohet të jetë organik. Pijeni 1 orë para se të shtriheni.