Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani tha se SPAK nuk është prekur nga sulmet kibernetike, edhe pse ka pasur tentativa.
Ai theksoi se të gjithë janë të rrezikuar nga sulmet kibernetike, pavarësisht mbrojtjes.
Flutura Açka: Ju thatë që nuk rrjedh informacion nga SPAK, ndërkohë që ne vuajmë nga sulmet kibernetike dhe rrjedhja e informacionit, nëse na siguroni nga një lloj imuniteti, a mund ti sqaroni qytetarët shqiptarë që nuk kanë informacion në faqet e Kuvendit?
Altin Dumani: Ka pasur tentativa por nuk është prekur, a jemi të rrezikuar? Po të gjithë jemi të rrezikuar. Është rishikuiar sërish një nga investimet për rritjen e mbrojtjes kibernetike, por ne vijojmë të investojmë në këtë drejtim
Top Channel