Filmi “Titani” i regjisores franceze Julia Ducournau është fituesi i “Palmës së Artë” në Festivalin e 74-t të Filmit në Kanë.

Ky është rasti i parë që prej vitit 1993 që çmimin për filmin më të mirë e fiton një regjisore femër.
Filmi “Drive my car” i regjisorit japonez Ryusuke Hamaguchi, i cili konsiderohej edhe favoriti kryesor, mori çmimin për skenarin më të mirë, ndërsa Caleb Landry Jones u shpall “Aktori më i mirë” për rolin në filmin “Nitram”.

Aktorja më e mirë u shpall Renate Reinsve me rolin e saj në filmin “Personi më i keq në botë”, ndërsa çmimi i jurisë shkoi për për thrilerin psikologjik “Haberech” të një regjisori izraelit.