Ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe njëherazi këshilltar i kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, Knut Fleckenstein ka uruar sot Talat Xhaferin për rizgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veiut.
“Urime Zoti Kryetar Telat Xhaferi për rizgjedhjen si Kryetarë Kuvendi. Fat i mirë dhe i gjithë suksesi i mundshëm në periudhën e ardhshme”, shprehet Fleckenstein.
Më herët edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Talat Xhaferit, me rastin e rizgjedhjes Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Me 62 vota pro, 43 kundër dhe asnjë abstenim deputeti Talat Xhaferi u zgjodh një ditë më parë kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.