Pasagjerët që udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke filluar nga 26 janari duhet të paraqesin një rezultat negativ testi COVID-19, ose prova që e kanë kaluar COVID-19 përpara se të udhëtojnë.

Lajmi u bë i ditur nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke iu referuar njoftimit të Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC) në SHBA.

Sipas të dhënave të sistemit amerikan ky urdhër vlen për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në SHBA përfshi dhe qytetarë të SHBA-së që hyjnë në vendin e tyre.

CDC kërkon që udhëtarët që mbërrijnë në SHBA me fluturime të kenë një letër apo një kopje elektronike të rezultatit të testit të tyre dhe do të jenë linjat ajrore që do i verifikojnë para se pasagjeri të hipë në avion dhe më pas rishikohen nga zyrtarët e shëndetit publik pasi mbërrijnë në SHBA.