ATSH-DPA/ – Politikanët gjermanë festuan 32-vjetorin e ribashkimit të Gjermanisë, por paralajmëruan se bashkimi nuk duhet të merret si i mirëqenë mes një morie sfidash moderne.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti Frank-Walter Steinmeier ishin midis pjesëmarrësve në përkujtimet zyrtare në qytetin lindor të Erfurt, në landin e Turingias.

Barbel Bas, presidenti i Dhomës së Ulët të Bundestagut gjerman dhe kryeministri i Turingias, dhe Bodo Ramelow, kreu aktual i dhomës së sipërme të Bundesratit, folën të shqetësuar gjatë një ceremonie në Shtëpinë e Operës në Erfurt.

Bas i tha audiencës se ”dallimet midis Gjermanisë së vjetër Perëndimore dhe asaj Lindore mbeten ende, mes një rritje të ndjenjave antiqeveritare në ish-Lindjen komuniste”.

“Mënyra se si ne lidhemi me njëri-tjetrin në thelb përcakton forcën e vendit tonë”, tha socialdemokrati, i rritur në Gjermaninë Perëndimore.

”Dua më pak zemërim dhe më shumë respekt, më pak ngacmim dhe më shumë kuriozitet, më pak paragjykime dhe më shumë ndjeshmëri. Debatet demokratike çojnë në zgjidhje, por mirëkuptimi dhe respekti nuk mund të lulëzojnë në një atmosferë të helmuar”, shtoi ai.

Demonstrata të shumta u zhvilluan në shumë vende në Gjermaninë Lindore me rastin e Ditës së Unitetit Gjerman, me lindorët që ende pyesin veten pse ish-Gjermania Perëndimore vazhdon t’ia kalojë Lindjes më të varfër?./ /os/