Pas plagosjes në Tiranë, policia tha se ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes me armë të 30-vjeçarit.
Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:26, në fund të rrugës “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta.
Dyshohet se shtetasi me iniciale Kevin Cungu, ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin Rexhep Xhekja, 30 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Kevin Cungu është vëllai i Markiljan Cungut, i njohur për grabitjet në kryeqytet.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar.
Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë pas plagosjes është larguar nga vendngjarja .
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.