Forcat e Armatosura kanë treguar profesionalizmin e tyre gjatë stërvitjes së fundit të zhvilluar me marinsat amerikanë në Bizë. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka njoftuar se stërvitja konsistonte në dërgimin e ngarkesave ajrore dhe qitje reale.

“Forcat e Armatosura shqiptare treguan edhe një herë profesionalizmin, ndërveprueshmërinë dhe aftësitë e tyre gjatë stërvitjes me marinsat amerikanë në Bizë”, – bëri të ditur Xhaçka. “Stërvitja konsistonte në dërgimin e ngarkesave ajrore dhe qitje reale, ndërkohë që Shqipëria konfirmohet si një aleate e vyer në NATO dhe faktor stabiliteti në rajon”, – tha Xhaçka.