Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga takimi me pensionistët këtë të martë.
Përpos fotove të postuara në rrjetin social Facebook kreu i qeverisë shkruan se vijojnë diskutimet e hapura për pensionet në rrugën drejt “Shqipërisë 223”.
Ndër të tjera Rama thotë se vazhdon angazhimi i qeverisë dhe grupit parlamentar për të ndarë me të moshuarit mendimet dhe sfidën e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit.
“Vijojmë Diskutimin e Hapur për pensionet në rrugën drejt Shqipërisë2030 me angazhimin e palëkundur të qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë, për të ndarë me pensionistët vizionin e duhur dhe mundësinë e përfshirjes së tyre në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit”, shprehet Rama.
FOTO GALERI
1/10
Top Channel