Franca do të kërkojë në G20, që do të zhvillohet nesër, zgjatjen deri në 2021 të moratoriumit mbi borxhin e vendeve të varfëra, përballur me pasojat ekonomike të pamdemisë së COVID-19, theksoi sot minitri francez i Ekonomisë.

“Kriza ekonomike do të vazhdojë në 2021 kudo në botë. Franca u kërkon vendeve të G20-s të zgjasin moratoriumin mbi shërbimin e borxhit për t’i dhënë vendeve më të varfëra mjetet për ta kapërcyer”, theksoi Bruno Le Maire, në një deklaratë.

Në mes të muajit prill, grupi i 20 vendeve, që mblidhet nesër nën presidencën saudite dhe në formë virtuale, mori një vendim të pazakontë për të pezulluar deri në fund të vitit 2020 rimbursimet e borxhit nga vendet më të varfëra, të përballura me një rrjedhje të kapitaleve dhe rënie të të ardhurave fiskale për shkak të pandemisë.