Organizata e minoritetit grek OMONIA në Himarë pretendon se pas proceseve gjyqësore që rrëzojnë kërkesat e Fredi Belerit për lirim nga burgu, qëndron Edi Rama.
Në një deklaratë për shtyp, OMONIA shprehet se minoriteti Etnik Helen është nën regjim persekutimi dhe rezufimi i të drejtave të Fredi Belerit, përbëjnë abuzim në kundërshtim me ligjin.
“Nën regjim persekutimi Minoriteti Etnik Helen. Pas kuintave në procedura gjoja juridiksionale me synim refuzimin e vullnetit sovran të popullit të Himarës është vetë Kryeministri Edi Rama.
Zhvillimet lidhur me çështjen e arrestimit ilegal, paraburgimit të tërzgjatur preteksional dhe refuzimit të të drejtave civile individuale të Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, përbëjnë qartazi abuzim me gjoja procese formalisht ligjore. Që ndërkaq dhe në thelbin më të thellë përbëjnë paligjshmëri absolute.
Me synim gjithashtu shumë të qartë. Refuzimin, për hir të interesave, mentalitetit dhe koshiencës arrogante të regjimit përreth Kryeministrit Edi Rama, të vetë vullnetit popullor të komunitetit të Himarës. Dhe paralelisht duke abuzuar haptazi me parimet e Autonomisë Lokale sikundër sanksionohet ajo nga Këshilli i Europës.
Shitblerja e votës u zbulua jo vetëm me metodat speciale por edhe përmes një bashkëpunëtori që ndihmoi prokurorinë e Vlorës në këto hetime. Prokuroria deklaron se një qytetar ofroi bashkëpunimin me drejtësinë, duke ekspozuar Belerin dhe Pandeli Kokaveshin që dyshohen se paguan para në shkëmbim të votës. Pagesa u krye në një lokal, dhe autoritetet theksojnë që disponojnë përgjime ambientale të kryera nga një grup operacional i dërguar nga Tirana.
Top Channel



























