Trajektorja e inflacionit është në zbritje, por çmimet e ushqimeve nuk po njohin rënie, duke rënduar më shumë xhepat e qytetarëve në këtë periudhë të vitit. Në Elbasan qytetarët shprehen se vështirësitë me të cilën përballen janë të mëdha.

Sipas Institutit të Statistikave, zarzavatet dhe patatet po blihen 20.8% më shtrenjtë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, duke qene sot kategoria më e shtrenjtë e ushqimeve. Mbi 1 mijë e 700 qytetarë u ankuan në muajin gusht pranë Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit për çmimet e lartë dhe të papërballueshme për ta.
Edlira Xherri