Ripost

Dje, presidenti Armand Duka bëri me dije buxhetin e miratuar nga Komiteti Ekzekutiv për t’i ardhur në ndihmë komunitetit të futbollit në këto ditë të vështira prej Coronavirusit. Sot, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën e atyre që përfitojnë nga kjo paketë financiare.

Të gjithë lojtarët e Superiores dhe stafet e tyre do të marrin 300 mijë lekë (të vjetra), ndërsa klubet që varen nga bashkitë nuk do të përfitojnë nga ndihma financiare e FSHF-së.

“Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit, vendosi të mbështesë futbollin shqiptar në një periudhë të pazakontë kur vendi ynë është paralizuar për shkak të virusit Covid-19.

Ky vendim iu përcoll profesionistëve të futbollit nga Presidenti Armand Duka, i cili theksoi se kjo masë përfshin periudhën 15 Mars-15 Prill, dhe në rast se ndalimi i të gjitha aktiviteteve do vijojë, paketa do të shtrihet edhe për periudhën 16 Prill-15 Maj.

Por cilat janë konkretisht kategoritë që përfitojnë?

·   Futbollistët e Kategorisë Superiore dhe stafet, pra çdo punonjës i siguruar i tyre.

·   Të gjithë ata punonjës të futbollit që nuk kanë të ardhura të tjetra marrin pagesën e plotë 30 mijë lekësh të rinj.

•  Anëtarë të stafeve të klubeve të cilët janë të angazhuar part-time, përfitojnë gjysmën e pagesës.

·   Të gjithë trajnerat e moshave që nuk janë në një punë tjetër marrin pagesën e plotë.

·   Trajnerët e moshave që janë të punësuar në punë tjetër përfitojnë gjysmën e pagesës.

·   Të gjithë arbitrat që nuk janë në një punë tjetër do të marrin pagesën e plotë.

·   Klubet që varen nga bashkitë nuk përfitojnë nga kjo pagesë”, thuhej në njoftimin e FSHF-së.

NEWSBOMB