Partia Demokratike dhe kreu i saj Lulzim asha kanë hedhur akuza se qeveria po fsheh numrin real të të vdekurve. Mjeku Skënder Brataj i ftuar në Open ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se opozita nuk duhet të mbushë me gënjeshtra popullin.

“Po i bëjmë mish për top duke i nxjerrë gjithandej. Të vdekurit janë të vdekur dhe nuk mund t’i fshehësh. Nuk e di ça thotë PD, unë jam në krah të mjekëve. Ne jemi specialistë. Jemi me mjekët që luftojnë çdo ditë me vdekjen, që s’mundohen të denigrojnë një jetë njeriu.

Në çdo vend të botës, të vdekurit ndahen, nga ato që dalin me tampon pozitiv nga virusi dhe pjesa tjetër kur del tamponi negativ, si do ta vë te lista e vdekjeve Covid. Nuk e luan topi. Tamponi vërteton nëse klasifikohet vdekje me Covid apo jo,” tha Brataj.

Top Channel