TORINO, 30 qershor /ATSH-AA/ – Barcelona konfirmoi se ka arritur marrëveshjen me Juventusin për transferimin e futbollistit Arthur Melo.
Juventus do të paguajë 72 milionë euro, për mesfushorin brazilian.
“Lojtari do të mbetet në FC Barcelona deri në fund të garave zyrtare në sezonin 2019-20”, njoftojnë nga klubi spanjoll përmes një deklarate.
Melo iu bashkua Barcelonës në vitin 2018 nga klubi brazilian Gremio dhe luajti 72 ndeshje, duke përfshirë 13 në UEFA Champions League. 23-vjeçari realizoi 4 gola.
Barcelona gjithashtu ka njoftuar se Miralem Pjaniç ka nënshkruar marrëveshje me klubin spanjoll për 4 vitet e ardhshme, në një operacion me kosto 60 milionë euro.
“Lojtari do të mbetet me Juventusin derisa të përfundojë sezoni 2019/20”, shtoi klubi në faqen e tij.
Pjanic iu bashkua Juventusit nga Roma në vitin 2016 dhe shwnoi 22 gola dhe 36 asistime në 171 paraqitje. 30-vjeçari ndihmoi klubin nga Torino të fitojë tre tituj në Serie A, dy Kupa të Italisë dhe një Super Kupë Italiane.
Gjatë gjithë karrierës së tij, Pjanic luajti për skuadrat franceze Metz dhe Olympique Lyon, si dhe klubin e Romës nw Itali. Mesfushori shënoi edhe 14 gola në 94 ndeshje për kombëtaren e tij, Bosnje Hercegovinën.
Rinovojnë Buffon dhe Chiellini
Ndërkohë, klubi italian Juventus ka njoftuar se ka zgjatur kontratat me portierin Gianluigi Buffon dhe mbrojtësin Giorgio Chiellini për një vit shtesë.
43-vjeçari Buffon, i cili ka regjistruar numrin më të madh të paraqitjeve në historinë e Juventusit (479), ka barazuar rekortin e legjendës së Milanit, Paolo Maldini, me gjithsej 647 paraqitje në Serie A.
Portieri iu bashkua Juventusit nga Parma në 2001. Ai e ndihmoi skuadrën e tij të fitonte nëntë tituj në Serisë A, tre tituj të Kupës së Italisë dhe pesë tituj të Super Kupës së Italisë.
Klubi nga Torino gjithashtu konfirmoi rinovimin e kontratës me Chiellinin i cili njëkohësisht është kapiten i ekipit.
Për 16 vite sa është në Juventus, Chiellini luajti 509 ndeshje për ekipin e tij duke fituar tetë tituj të ligës, katër Kupa të Italisë dhe katër Super Kupa të Italisë.
ATSH