Mjekët kanë pranuar se përdorën të njëjtat pajisje të testimi të gjakut për më shumë se 200 persona që u karantinuan në të njëjtin hotel në Victoria, Australi. Kjo gjë ka shkaktuar frikën se përgjatë këtij procesi mund të jetë transmetuar nga gjaku HIV-i.

Në një deklaratë për shtyp, agjencia shëndetësore “Safer Care Victoria”, tha se po kontaktonte 243 persona që kishin kryer një test të nivelit të glukozës në gjak para 20 Gushtit pasi ekzistonte rreziku i viruseve të transmetuara nga gjaku, përfshirë HIV.

“Rreziku klinik i infeksionit është i ulët. Sidoqoftë do ti bëjmë testet, për siguri,,” thanë zyrtarët e qëndrës në një deklaratë.

Shkeljet e mëparshme nga udhëtarët që ishin të detyruar të qëndronin për 14 ditë, në hotelet e karantinës çuan në një shpërthim COVID-19 në Melburn, duke bërë që qyteti i dytë më i madh i vendit të kalonte muaj nën një bllokim të rreptë.

Victoria ka raportuar më shumë se 20,000 raste me koronavirus, duke përfshirë mbi 800 humbje jete dhe duke e bërë atë pikën më të nxehtë të Australisë.

Vendi ka raportuar më shumë se 27,400 raste dhe të paktën 905 viktima në total, sipas Universitetit Johns Hopkins.