Deri më tani janë aprovuar 419 aplikime nga bizneset për garancinë e parë sovrane, nga 700 në total. Sipas Ministres së Financave, janë dhënë 7.2 miliardë lekë kredi për pagat e punonjësve dhe mbështetja do të vazhdojë. Gjatë një inspektimi, Denaj iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që këtë vit të zgjedhin bregdetin vendas, teksa ky sektor po përballet me disa sfida në këtë periudhë pandemie, ndonëse është kthyer në një atraksion për të huajt, edhe për shkak të investimeve.

Në përfundim të fjalës së saj, ministrja Denaj pohoi se në turizmin patriotik ftesa është për të gjithë shqiptarët që ta vlerësojnë turizmin dhe cilësinë dhe solidaritetin mes nesh, në mënyrë që pushimet t’i bëjnë këtu.