Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier konfirmoi sot se ai mbështet zgjerimin e ndihmës financiare për kompanitë e goditura nga pandemia e COVID-19 përtej afatit aktual të shtatorit.

“Ministri Altmaier ka mbështetur prej kohësh zgjatjen e ndihmës pandemike përtej shtatorit, me qëllimin për të mbështetur kompanitë dhe punonjësit e prekur, shumë prej të cilëve do të kenë akoma më shumë kohë për të luftuar pasojat e COVID-19”, tha zëdhënësi i tij.

Në fundjavë, ministri i Financave, Olaf Scholz tha për grupin mediatik Funke se “askush nuk duhet mbytur pak para se të shpëtohet”.

Ai shprehu perspektivën që ndihma mbështetëse për pushimin nga puna, që nënkupton pagesa nga shteti për punëtorët, të cilët, në të kundërt, do të pushoheshin nga puna, si edhe ndihma e drejtpërdrejtë për kompanitë, mund të zgjatet përtej afatit të 30 shtatorit.