Çmimet e konsumit në Gjermani u rritën me 3.1 për qind nga viti në vit në vitin 2021, norma më e lartë e inflacionit që nga viti 1993, raportoi sot  Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

Rritja e kostos së jetesës u nxit kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë.

Sidoqoftë, mbarimii afatit të një reduktimi të përkohshëm të tatimit mbi vlerën e shtuar, i cili kishte qenë pjesë e një pakete stimuluese ekonomike më herët gjatë pandemisë nënkuptonte gjithashtu se çmimet ishin rritur.

Mungesat materiale dhe pengesat e furnizimit të lidhura me krizën e Covid-19 kanë goditur gjithashtu xhepat e konsumatorëve.

Në vitin 2020, viti kur shpërtheu pandemia në Evropë, inflacioni ishte ende relativisht i ulët, 0.5 për qind në Gjermani.

Deri në dhjetor 2021, norma mujore e inflacionit ishte 5.3 për qind, njoftoi Destatis.

Krahas efekteve që lidhen me pandeminë, çmimet e konsumit u ndikuan gjithashtu vitin e kaluar nga sistemi i çmimeve të dioksidit të karbonit në Gjermani, i cili u prezantua në janar 2021 dhe ku u vendos një tarifë emetimi prej 25 euro për ton për gazin serrë. //a.i/

 

Në fillim të këtij viti, çmimi i CO2 u rrit deri në 30 euro për ton.