Pas Francës dhe Spanjës dhe Gjermania ka vendosur për ta rifutur vendin në karantinë.

Ky vendim është marrë gjatë mbledhjes së kancelares Angela Merkel me drejtuesit e 16 landeve.

Karantina do të fillojë  të hënën e 2 nëntorit. Kjo masë vjen si pasojë e  shtimit të rasteve me Covid-19 dhe humbjeve të jetës.

Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14.964 raste të reja me coronavirus, që është numri më i madh në baza ditore që nga fillimi i epidemisë, njofton Instituti Robert Koh.

 

Top Channel