Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka reaguar në lidhje me spekulimet në disa medie në lidhje me debatin në Këshillin Politik për ndryshimet kushtetuese. Gjiknuri shprehet se “amendamenti kushtetues i opozitës parlamentare krijon mundësinë për të adresuar të gjitha shqetësimet dhe meraqet që ka PD”.
“Amendamenti nuk pengon hapjen 100% të listave, por vë një dysheme duke thënë jo më pak se 2/3 e hapur. Edhe çështja e formulimeve për koalicionet edhe për 100% hapje listash është e mundshme të rregullohen në Kodin Zgjedhor. Nëse doni pastaj të bëni propozime në formë amendamentesh kushtetuese duhet ndjekur rruga parlamentare me firmat”, është shprehur Gjiknuri.