Gjoba deri në 3000 euro për të gjithë personat të cilët  shkelin rregullat e largimit nga shtëpia pa pasur një arsye të rëndësishme në rajonin e Lombardisë, masa të cilat hynë në fuqi nisur nga dita e nesërme. Masat e reja përcaktojnë mungesën e lëvizjes nga ora 23:00 deri në 5 mëngjesit .

Shtetrrethimi në të gjithë Lombardinë fillon të enjten e 22 tetorit  deri në 13 Nëntor, nga ora 11:00 e natës deri në 5 të mëngjesit tjetër mund të lëvizni vetëm nëse e keni të domosdoshme për arsye pune, për shkelësit do të ketë gjoba 400 në 3 mijë euro.

Urdhri, i vlefshëm deri më 13 nëntor 2020, u nënshkrua nga guvernatori Attilio Fontana dhe Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza .

Do të kërkohet një vetë-certifikim dhe sanksionet janë ato të parashikuara nga dekreti i 25 marsit të mbi urgjencën e Coronavirus.

Vendimi për shtetrrethimin u mor pasi  ditët e fundit u shënua një rritje e konsiderueshme e rasteve të reja me Covid-19.

Masa të tjera, të tilla si kufizimi i orarit për dyqanet e shitjeve me pakicë, të mesme dhe të mëdha jo-ushqimore, po ashtu edhe aktiviteteve argëtuese.