ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm gjerman, njëkohësisht shefi i Këshillit të Jashtëm të Bashkimit Europian, Heiko Maas ndodhet sot për një vizitë zyrtare në Athinë, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Christopher Burger.
Gjatë vizitës së tij, Maas do të ketë një takim me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, ndërsa do të pritet gjithashtu nga presidentja e Republikës, Katerina Sakellaropoulou dhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
Sipas Burger, rendi i ditës për takimin me Dendias përfshin, ndër të tjera, çështje që lidhen me Bashkimin Europian, marrëdhëniet me Turqinë dhe refugjatët. /os/