Qeveria greke përforcoi sot praninë e policisë në ishullin e Lesbos, për shkak të rritjes së tensioneve në kampin e mbipopulluar të refugjatëve Moria pas zjarrit shkatërrues të disa ditëve më parë.

Më shumë se 12 000 migrantë kaluan një natë të tretë radhazi jashtë.

“Disa prej tyre vazhduan t’u vënë flakën pjesëve të mbetura të kampit dhe fushave përreth, si edhe të sulmojnë policinë në vend”, njoftuan burimet.

Në të gjithë Europën po vazhdojnë negociatat për të marrë të miturit e pashoqëruar, por të rriturve u është thënë në mënyrë të përsëritur nga autoritetet greke se ata nuk do të lejohen të largohen nga ishulli.