Përsëri rekord i rasteve me covid 19 dhe vdekjeve në Greqi .
Në 24 orët e fundit janë shënuar 2917 të prekur prej tyre 588 në Athinë dhe 862 ne Selanik.
Numri i përgjithshëm prej fillimit të pandemisë arriti në 49807.
Gjithashtu 29 persona ose 1 në 50 minuta ka humbur jetën sot nga koronavirusi dhe në total vdekjet kanë shkuar në 702.
Shpërthim rastesh ka edhe në Drame 162, Larisa 127, Serres 168, Imathia 97, Pella 67 dhe në Pieria 60.
Rritje ka edhe tek numri i pacientëve me terapi intensive gjithësej 187.
Top Channel